Tahiri: Të përgatitur për refugjatët, koordinim me partnerët

03/03/2016 11:35

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka deklaruar këtë të enjte se shteti shqiptar është i përgatitur për një fluks të mundshëm emigrantësh nga Shqipëria drejt Italisë.

Në një prononcim për mediat, Tahiri ka thënë se vendi ynë po koordinohet me partnerët europianë për këtë çështje dhe se nuk ka vend për panik.

“Asnjë vend në botë nuk ia del dot i vetëm kësaj krize humanitare. Kështu që duhet bashkëpunim. Nuk ka vend për alarm, ne jemi të përgatitur dhe po koordinohemi me partnerët, sepse mendojmë se një problem europian duhet zgjidhur bashkarisht”, ka thënë Tahiri.

Duke iu përgjigjur interesit të mediave, ministri i Brendshëm ka theksuar se, rreziku për rikthimin e trafikut të qënieve njerëzore si në vitet ’90 “është thuajse zero”.

Top Channel