Tahiri në Romë, takim me Alfanon për “refugjatët”

03/03/2016 20:12

Pas alarmit në Itali për mbërritjen e refugjatëve sirianë në brigjet e Pulias nëpërmjet Shqipërisë, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri udhëtoi drejt Romës.

Ministri i Brendshëm italian, Alfano e ka thirrur për konsultime për të bashkërenduar masat e sigurisë.

Italia ndërkohë ka shtuar prezencën ushtarake në portet e Brindizit dhe Barit, përballë brigjeve shqiptare. Para nisjes në Romë, Tahiri deklaroi se nuk ka vend për alarm.

“Nuk ka vend për asnjëlloj alarmi. Jemi të përgatitur dhe po koordinojmë ngushtësisht me partnerët. Shqetësimet për potencialin që të rikthehen rrugët kriminale të trafikut njerëzor, janë zero. Ne nuk do ta lejojmë këtë në asnjë mënyrë”, deklaroi Tahiri.

Mediat italiane komentuan prej disa ditësh për mundësinë e mbërritjes në këtë vend të 150 mijë refugjatëve të luftës. Sipas tyre, parashikohet që bllokimi i kufirit maqedonas, të ndryshojë rrugën nëpërmjet Shqipërisë e më tej me anije në brigjet puljeze.

Top Channel