Rrëzohet ligji i gjobave, Kushtetuesja shfuqizon 8 nene të kontestuara

03/03/2016 00:00

Gjykata Kushtetuese rrëzoi 8 nene nga ligji i shumëdebatuar i procedurave tatimore, i njohur ndryshe si “ligji i gjobave”.

Drafti i miratuar në muajin shtator u kontestua në Gjykatën Kushtetuese nga Shoqata për Mbrojtjen e Tregut dhe Tregtarëve.

Një prej neneve të shfuqizuara është ai që dënonte biznesin me 500 mijë lekë gjobë, nëse nuk kishte kryer përditësimin e të dhënave të adresës. Po kështu, gjykata shfuqizoi edhe nenin, që dënonte bizneset e kapura me punonjës të paregjistruar, me 500 mijë lekë gjobë herën e parë dhe i çonte për ndjekje penale nëse shkelja përsëritej.

Dy nene të tjera të rrëzuara janë ai i gjobave 10 milionë lekë për mallrat e kapura të pashoqëruara me faturë tatimore dhe kallëzimin penal të biznesit, nëse kjo shkelje përsëritej për herën e dytë.

Vendimi ka rrëzuar edhe një masë të kërkuar me ngulm nga kryeministri, atë që detyronte biznesin të afishonte një poster, i cili i tregonte blerësit të drejtën për të mos paguar për mallrat dhe shërbimet e blera, nëse nuk lëshohej kupon.

Top Channel