Skandal pas Flamurtari-Teuta/ Sulmohet arbitri Hamiti, detyrohet të dalë me furgon policie nga Vlora
Roma ka treguar edhe në derbin ndaj Lazios që po kalon një formë të shkëlqyer në Serie A, duke fituar bindshëm, 4-1.
Të besuar e Luciano Spallettit nuk e vunë asnjëherë në diskutim fitoren në këtë ndeshje. Stephan El Shaarawy hapi serinë e golave duke shënuar që në minutën e 15. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa në 45 minutat e tjera u shënuan edhe 4 gola. Në të 64-ën dyfishoi Dzeko, Parolo shkurtoi diferencën 11 minuta më pas, por vetëm kaq për Lazion. Florenzi dhe Perotti shënuan edhe dy gola të tjerë në fundin e takimit, duke e vulosur rezultatin në 1-4.
Atalanta mposhti Milanin 2-1. Kuqezinjtë kaluan në avazntazh me anë të një penalltie të kthyer në gol nga Adriano në minutën e 15, por vendasit përmbysën gjithçka. Pinila shënoi një super gol një minutë para përfundimit të pjesës së parë, ndërsa Gomez realizoi edhe golin e dytë për Atalantën.
Në mesditë, Napoli gaboi në Udine, duke u mundur 3-1. Një rezultat që i largon napolitanët në 6 pikë nga Juventusi kryesues. Ekipi i Sarrit në këtë ndeshje mori edhe një goditje tjetër, pasi sulmuesi kryesor i tyre, Higuain, u ndëshkua me të kuqe.
Me fitoren e marrë këtë të diel Roma konsolidon vendin e tretë në renditje, i cili të çon në Champions, ndërsa i afrohet edhe Napolit në 4 pikë diferencë.
Milani mbetet në kuotën e 49 pikëve në vendin e 6, duke e bërë shumë më të vështirë një vend në Europa League sezonin e ardhshëm, megjithëse kuqezinjtë pretendojnë që ta sigurojnë atë nga Kupa e Italisë.
Top Channel