Refugjatët dhe drejtësia, Mogherini në Tiranë; takime me krerët politikë

03/03/2016 14:25

Megjithëse Komisioni Europian nuk ka ende një analizë risku për kalimin e mundshëm të refugjatëve nga Shqipëria drejt Italisë, kjo çështje dhe drejtësia përbëjnë thelbin e qëllimit të vizitës së Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini në Tiranë, siç konfirmuan zëdhënësit e Komisionit Europian sot në Bruksel.

“Mund të konfirmoj se Përfaqësuesja e Lartë do të udhëtojë për në Shqipëri këtë pasdite. Ajo pritet që të takohet me përfaqësuesit kryesor në vend, përfshirë kryeministrin, ministrin e jashtëm, presidentin e republikës dhe përfaqësuesë të partive politike.

Në pëgjithësi do të diskutohet për mardhëniet bilaterale dhe zhvillimet e fundit, në lidhje me perspektivën europiane për Shqipërinë. Ne e mirëpritëm dhjetorin e kaluar votimin e ligjit për dekriminalizimin nga të gjitha forcat politike shqipetare dhe tashmë fokusi është tek zbatimi i tij me miratimin e akteve nënligjore dhe puna po vijon.

Është me rëndësi që ne të shohim zbatim të këtij ligji, pasi është një sinjal për të sjellë më shumë besim  ndaj qytetarëve dhe integritet shtetit, por dhe për fundksionimin e duhur të institucioneve.

Pres që të përmendet çështja e reformës në vazhdim, sikundër dhe për krizën e  migracionit dhe refugjatëve, si pjesë e dialogut tonë të rregulltë intensiv. Jam e sigurtë se Përfaqësuesja e Lartë ka mesazhe për të dhënë ndaj Shqipërisë dhe do ta bëjë këtë, personalisht”, deklaroi zëdhënësja Maja Koçijançiç.

Top Channel