Spanja në alarm për dëmtimet, Williams me problem kronik. Trajneri De la Fuente me sulm të boshatisur
Trajnerët kanë metoda të ndryshme për të karikuar futbollistët para apo gjatë një ndeshjeje futbolli, por metodat e trajnerit Joaquin Caparros tek Majorka janë të një tjetër niveli.
Në sezonin 2012-2013, kur Majorka ndodhej në kulmin e betejës së vet për mbijetesë në La Liga, përpara ishte një sfidë tepër e vështirë me Atletik Bilbaon.
Trajneri i asaj kohe i Majorkas gjeti një metodë origjinale për të karikuar futbollistët e tij. Ai u shfaqi atyre një film pornografik dhe u kërkoi lojtarëve që të ishin më energjikë në fushën e lojës, njësoj si aktori në film.
Ai që ka bërë publik këtë detaj është Anderson Conceicao, ish-futbollist i Majorkas, që aktualisht luan për Philadelphia Union.
“Para ndeshjes trajneri Caparros na tregoi një video nga një film porno. Trajneri donte të na ngrinte moralin, por ne nuk e kuptuam idenë e tij, derisa na tha që tensioni unë në fushë duhet të ishte i njëjtë me atë të aktorëve porno”, rrëfen futbollisti.
E në fakt “strategjia” funksionoi në përmirësimin e shpirtit të skuadrës, sipas spanjolles “Sport”, por sërish Majorka humbi ndeshjen me rezultatin 1-0.
Top Channel