Kupa e Greqisë në “ferr”, dhunë në sfidën PAOK-Olympiakos

03/03/2016 00:00

Greqia konfirmohet si vendi i tifozërisë më gjaknxehtë. Këtë radhë protagonistë në aspektin negativ u bënë ata të PAOK-ut të Selanikut në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës me Olympikakos e cila u pezullua.

Dhuna në këtë përballje nisi në momentin kur arbitri nuk akordoi një 11-metërsh për PAOK-un që ishte në disavantazhin 1-2 ndaj Olympiakos. Tërbimi i tifozëve vendas ishte shumë i madh aq sa filluan të hedhin flakadanë në fushën e lojës.

Policia ndërhyri dhe u përpoq që të qetësonte situatën, por gjendja u përkeqësua pasi disa tifozë arritën deri aty sa të hynin në fushën e lojës për t’u përleshur me forcat e rendit, ndërkohë që arbitri dhe skuadrat kishin hyrë në dhomat e zhveshjes për të mos u kthyer më në fushën e lojës.

Për Olympiakos duket e padiskutueshme fitorja në tavolinë e kësaj ndeshjeje.

Top Channel