I kërkoi patentë pasagjerit, pezullohet polici

03/03/2016 00:00

Një punonjës i policisë në Durrës është pezulluar nga detyra, ndërsa eprori i tij do t’i nënshtrohet një mase disiplinore për shkelje të rëndë të detyrës.

Reagimi i drejtuesve të policisë ka ardhur pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale. Në të shfaqet punonjësi i patrullës së përgjithshme të Komisariatit të Policisë së Durrësit, Neim Imeri, që me ngulm i kërkon patentën edhe pasagjerit të mjetit të ndaluar për një kontroll rutinë në postobllokun policor që funksionon prej 2 muajsh pranë Portit detar të Durrësit.

Mungesa e profesionalizmit të efektivit Neim Imeri, që nuk respekton procedurat ligjore ka çuar në pezullimin e tij, ndërsa ndaj eprorit, konkretisht përgjegjësit të turnit Arjan Çali, ka nisur; nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ecuria disiplinore për shkelje të rëndë të detyrës.

Top Channel