“Frroku”, Gjykata e Lartë: S’kemi kompentencë për gjykim

03/03/2016 14:00

Gjykata e Lartë shpalli moskompetencën për të gjykuar ish-deputetin Mark Frroku, i cili duke qenë se hoqi me dëshirë dorë nga mandati nuk mund të gjykohet në juridiksion fillestar, por si një qytetar i thjeshtë.

Kjo çështje tashmë, që u hetua nga Prokuroria e Përgjithshme, kalon në juridiksion të shkallës së parë penale. Ish-deputeti Mark Frroku u dërgua për t’u gjykuar për katër akuza, më e rënda e të cilave ajo për vrasjen e një shtetasi shqiptar në Belgjikë, vepër për të cilën ai po gjykohet edhe në gjykatën belge.

Gjithashtu, Frroku është nën akuzë edhe për pastrim të produkteve penale, fshehje të pasurisë dhe ndërtim pa leje. Ndërkohë që çështja tjetër e bashkëlidhur me të pandehur Durim Bamin dhe deputetin Tom Doshi ndodhet për interpretim në Gjykatën Kushtetuese.

Top Channel