Vrasja në Durrës, arrestohet i dyshuari i dytë

02/03/2016 18:25

Forcat e policisë në Durrës kanë vënë në pranga pasditen e kësaj të mërkure një tjetër person të dyshuar për vrasjen e shtetasit Asllan Kërtusha.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave i arrestuari është shtetasi Gëzim Kajno, familjar i Bledar Kajnos, i arrestuar në orët e mëngjesit.

Sipas burimeve, ngjarja ndodhi në lokalin e Gëzim Kajnos, pas një konfliktimi mes tij dhe viktimës, Asllan Kërtusha.

Top Channel