Tahiri inspekton punimet për rikonstruksionin e godinave të Policisë Rrugore

02/03/2016 14:25

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri inspektoi punimet për rikonstruksionin e godinave të komisariatit të Policisë Rrugore të Tiranës.

Tahiri u shpreh se ky investim që po kryhet falë donatorëve, do të shmangë radhët e gjata që qytetarët mbajnë aktualisht për të kryer veprime pranë këtij komisariati.

Tahiri foli edhe për gjobat këshilluese që pritet të aplikohen së shpejti. Sipas tij, këto gjoba me vlerë 0 lekë do të jenë një mundësi më shumë për të rritur sensibilizimin e drejtuesve të mjeteve sa i takon respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor.

Në këtë inspektim, Tahiri refuzoi t’i përgjigjej pyetjeve të gazetarëve mbi Byronë Kombëtare të Hetimit.

Top Channel