Reali fiton por nuk kënaq

02/03/2016 00:00

Reali mposhti 3-1 Levanten dhe mban ritmin e dy skuadrave që janë në krye të La Liga-s.

11-metërshi i shndërruar në gol në minutën e 34 zhbllokoi rezultatin, ndërkohë që pak minuta më vonë autogoli i Marino e dyfishoi atë. Dy gola kaq të shpejtë dhanë idenë se fitorja do të bëhej më e lehtë për madrilenët, por Deyverson shënoi golin e shpresës për Levanten. Loja e vendasve u bë më e rrezikshme, por goli i Isco-s në fund vulosi fitoren e Realit, i cili tashmë ngjitet në kuotën e 57 pikëve.

Sevilla parakaloi Celta-n në garën për zonën europiane pas një fitoreje minimale me Eibarin, ku vendosi një gol i Llorente-s në minutën e 11-të, ndërsa Athletic Bilbao “shkatërroi” 4-1 Deportivo La Coruna me një 3 golësh të Aduriz dhe një realizim të Munian.

Top Channel