
“Për një reformë politike” e quan deputeti socialist Ben Blushi paketën e vetë të parimeve për ndryshimet në statutin e PS-së.
Më poshtë edhe propozimi i plotë i Z. Blushi:
Për Një Reformë Politike
Nisur nga nevoja për një Reformë Politike që modernizon funksionimin e partive politike në Shqipëri,
Nisur nga vendimi përtë rishikuar Statutin e Partisë Socialistetë Shqipërisë,
Nisur nga shkeljet e shumta dhe të papërligjura që i janë bërë Statutit të Partisë Socialiste,
Nisur nga besimi se Partia Socialiste mund të funksionojënë mënyrë demokratike, duke përshtatur praktikat mëtëpërparuara të partive evropiane,
I propozoj Kongresit të Partisë Socialisteqëtë shqyrtojë mundësinëpër t’i miratuar këto parime,të cilat do t’i paraqes në formë amendamentesh.
1. Shteti Social
Partia Socialiste duhet tëpërcaktohet sepërçfarë parimesh qëndron.
Çfarë mund t’i ofrojë ajo shoqërisë shqiptare përtë rritur mirëqënien,përtë siguruar një shtet të besueshëm social, i cili, duke garantuar konkurrencën e lirëtë tregut, siguron shpërndarjen e të mirave materiale dhe shanseve të barbarta përtë gjithë.
Partia Socialiste duhet tëpërcaktojëse cilat janë shtresat e shoqërisëqë ajo mbron me politikat e saj dhe deri nëçfarë mase ndërhyrjet në ekonominë kombëtare dhe rregullimet e tregut, janënëfavor të atyre që kanë më pak mundësi,për shkak të pasurisë, pronësisë, paaftësisëpër punë dhe si dhe kufizimeve fizike apo atyre të moshës.
Gjatë nje dekade,në Shqipëri,është shtuar pabarazia dhe mundësia e shqiptarëve që kanë më pak,përtëpërfituar nga shërbimet që ofron shteti,është pakësuar. Papunësia është rritur, duke ia bërëtë pamundur shumë familjeve shqiptare përtë jetuar në vend.
Emigracioni është kthyer nëtendencë, çka dëshmon për humbjen e besimit se politikat shtetërore mund të mbrojnëtë varfërit dhe shtresat e margjinalizuara nga ndikimi i tregut dhe humbja e vendeve të punës,si dhe rritja e çmimeve.
Edhe për shkak të krizës që u shkaktua nga deformimet e tregut dhe huamarrjes gjatë viteve të fundit në Evropë,partitë e majta sot qëndrojnë dhe angazhohen për zbatimin e disa parimeve të cilat janëdhe duhet të jenëtë patjetërsueshme.Këto parime duhet të jenë norma orientuese edhe në rastin e Partisësonë Socialiste, e cila në Statutin e saj, është deklaruar si një parti e majtë demokratike,çka përbën qëllimin e ekzistencës së saj.
Si e tillë, Partia Socialiste, duhet të respektojë parimet bazëtë lirisë, barazisë, solidaritetit, dinjitetit dhe respektit përçdo njeri, pavarësisht bindjeve politike, besimit fetar, racës, gjinisë, etnisë, orientimit seksual, shkallës së edukimit dhe pasurisë,
Partia Socialiste duhet të angazhohet që,përmes politikave progresive të mbroje pluralizmin politik, shtetin social, mirëqënien, drejtësinë sociale dhe ambjentin,në dobi të zhvillimit tëqëndrueshëm,
Partia Socialiste duhet të kundërshtojë politika në dobi të grupeve të privilegjuara, praktikat administrative në dëm të interesit publik, korrupsionit dhe tendencave autoritariste e klientelisteqë kërcënojnë shtetin e së drejtës dhe besimin e qytetarëve tek demokracia dhe të zgjedhurit e tyre,
Partia Socialiste beson se liria dhe barazia nuk janënë kontradiktë por përkundrazi, politikat progresive duhet të sjellin lirinë dhe barazinënë harmoni, në shërbim të rritjes së mirëqënies dhe respektit për dinjitetin e gjithkujt,
Partia Socialiste beson se drejtësi sociale do të thotë t’i jepet fund çdo lloj diskriminimi ndaj individëve të cilët kanëtë drejtëtë kompensohen për shkak të pabarazisësë tyre fizike, mendore apo shoqërore nga ata që kanë me shumë fuqi dhe pronësi si dhe nga shteti, si garant i kësaj marrëdhënieje.
2.Primaret
Primaret janë zgjedhje brenda partisë,të cilat zhvillohen përpara zgjedhjeve parlamentare apo lokale.
Primaret janënjë praktikë pothuajse rutinë, e detyrueshme dhe e konsoliduar,që zhvillohen brenda një partie apo koalicioni.
Partitëmoderne,në Europë dhe në SHBA, organizojnë primare, pra zgjedhje paraprake, përtëpërcaktuar kandidatin e tyre përpresident, kryeministër, apo kryetarëtëbashkive . Primaret i japin mundësi antarësisëtë shprehet se cilin nga kandidatët mbështet me votëtë lirë dhe të fshehtë, duke shmangur të drejtën e përcaktimit të kandidatëve nga njënjeri apo një forum i kufizuar partiak.
Kjo e drejtë duhet t’i delegohet antarësisësë Partisë Socialiste,përmes zgjedhjeve paraprake. Primaret mund të jenëtë hapura apo të mbyllura. Primaret e mbyllura ftojnënë votim vetëm antarët e partisë, pra ata që kanë kartë antarësie.
Ndërsa në rastet e primareve të hapura, partitë dhe kandidatët bien dakordqëtë ftojnënë votim edhe qytetarëtë cilët nuk janë detyrimisht anëtarë, me kushtin që ata të mos jenënë rregjistrin e partive të tjera. Primaret i bëjnë partitë me të hapura, duke rritur interesin e publikut për to si dhe për platformat që kandidatët e tyre paraqesin.
Në Partinë Socialistepërcaktimi i kandidatëve për kryetarë bashkish apo deputetë, sidomos gjatë viteve të fundit, kanëqenë monopol i Kryetarit të partisë apo një pakice të zgjedhurish,çka ështënjë praktikë e vjetër,e mbyllur dhe joproduktive, të cilësi ka ardhur koha të ndryshojë.
3.Sindikatat
Partia Socialiste nuk e ka njohur asnjëherë sa duhet,madje e ka injoruar rolin kushtetues që sindikatat duhet të luajnënë mbrojtje të punëtorëve dhe interesave të tyre.
Në Shqipëri, roli i sindikatave ka qënë i dobët edhe për shkak të traditës së pamjaftueshme që këto grupe kanë patur përgjatë 25 viteve të fundit. Madje, padrejtësisht, Partia Socialisteështë shprehur se e konsideron fat, faktin qënë vend nuk ka sindikata,çka shkon në kundërshtim me frymën dhe qëllimin e një force të majtë, e cila duhet të mbrojë interesat e punëtorëve dhe të atyre grupeve qëpërfitojnë më pak nga puna dhe kontributi i tyre në shoqëri.
Ndryshe nga çfarë pretendohet, dobësia e sindikatave nuk i ka shtuar investimet e huaja në Shqipëri dhe sot një numër shumë i madh punëtorësh punojnënë kushte skllavëruese edhe për shkak të injorimit dhe organizimit të pamjaftueshëm të sindikatave.
Partia Socialiste duhet t’i ftojëpërfaqësitë e sindikatave të kenë deri në 10 për qind të kuorumit të Kongresit të saj, duke respektuar kështu edhe një normëtë qartëtë partive të majta evropiane,të cilat u njohin sindikatave të drejtën përtë konsultuar, miratuar dhe votuar vendime strategjike që lidhen me programin, mbrojtjen e shtresave të varfra dhe punëtorëve.
4.Kufizimi i mandateve
Në Statutin e Partisë Socialiste, Kryetari i Partisë dhe Kryetarët e Partise se bashkive nuk kanë mandattë kufizuar.
Nëpërgjithësi, praktikat me modernetë partive evropiane kanë nisur t’i kufizojnë mandatet përtë zgjedhurit, veçanërisht për ata që kanë mandate ekzekutive.
Edhe në Shqipëri,tendenca evropianepërtë reduktuar kapjen dhe manipulimin e votuesve apo të antarësisëpërmes pushtetit të gjatë dhe të pakontrolluar ka nisur të kthehet në normë, siç ishte rasti i ligjit “Për vetëqeverisjen vendore”,i cili përcaktoi për herëtë parëse mandatet e të zgjedhurve vendorë nuk duhet të jenë me shumëse tre.
Në këtë frymë, mendoj se mandati i Kryetarit të Partisë Socialiste dhe Kryetarëve tëPartise se Bashkive të mos jetë me shumëse dy,çka do rriste mundësinëpër konkurrencë dhe ndryshim brezash brenda një grupi politik që rinovohet përmes votës.
5.Papajtueshmëria e mandateve
Megjithëse parimi i papajtueshmërisësë mandateve është i shprehur në Statutin e Partisë Socialiste, ai nuk është zbatuar, osenë shumë raste është zbatuar në mënyrëtë pamjaftueshme dhe te personalizuar.
Sot, shumica e sekretarëve të Partisë Socialiste janënjëkohësisht edhe anëtarëtëqeverisë,çka e bën të pamundur funksionimin e partisë duke e kufizuar vendimarrjen në pak duar.
Papajtueshmëria e mandateve duhet të jetënjë normë e panegociueshme, sipas së cilës, dy funksione, me përjashtim të mandatit të kryeministrit dhe kryetarit të partisë, nuk duhet të mbahen nga i njëjti përson. Në këtë mënyrë, do ishte e pamundur dhe e palejueshme që funksionet administrative dhe ato partiake të drejtoheshin nga i njëjti antar i partisë socialistenëçdo nivel,që nga zëvendësministrat,kryetarët e bashkive,kryetarët e qarqeve dhe ministrat, të cilët s’mund të jenënjëkohësisht kryetarëpartie bashkish apo sekretarëtë partisë socialiste.
6.Financimet
Partitë shqiptare,përfshi edhe Partinë Socialiste, kanë ngritur shpesh dyshime për mënyrën se si dhe nga financohen, duke krijuar pershtypjen se kosto financiare e partive eshte shume e shtrenjte dhe e paarsyeshme.
Prej më shumësenjë dekade,të gjitha raportet ndërkombëtare për zgjedhjet në Shqipëri si dhe rekomandimet që i pasojnëato, kanëpërsëritur detyrimin për transparencëtë fondeve dhe donacioneve.
Partia Socialiste e ka të shprehur në Statutin e saj detyrimin qëçdo vit kryesia të miratojë buxhetin dhe shpenzimet e saj,çka nuk ka ndodhur në 10 vitet e fundit.
Përtë shmangur konfliktet e interesit,financimet e dyshimta si dhe futjen e parave të zeza në veprimtarinë e Partisë Socialiste,është e domosdoshme qënë Statut të sanksionohet detyrimi përtë refuzuar çdo financim anonim,pra, para që vijnë nga njerëz të cilët nuk duan të identifikohen.
Po ashtu,në Statut duhet të shprehet qartëseçdo donacion privat nuk duhet të kapërcejënë asnjë rast kufirin e 5 për qind të shumës së donacioneve që mblidhen nga antarësia e partisë.
Përtë shmangur konfliktin e interesit mbi politikat qeverisëseqëndrore apo lokale, Statuti duhet tëpërcaktojë qartëse, nuk pranohen donacione nga shoqëri apo subjektetë tjera,aktiviteti privat i të cilave mundtë ushtrojënjë ndikim dominues mbi administrimin e pronës publike,mbi politikat financiare apo rregullatqë disiplinojnë ato.
Partia Socialiste duhet të publikojë rregullisht në faqen e saj zyrtare në internet emrat dhe sasinë e donacioneve, duke krijuar kështu normën e një partie të hapur,transparente dhe demokratike, e cila nuk kërkon pushtet me para por me program dhe ide inovatore.
Partia Socialiste duhet të zgjedhënë Kongres, një Komision të Financave tëPartisë, i cili ështëpërgjegjës për kontrollin e donacioneve si dhe për transparencën e tyre periodike një herënë vit.
Ky Komision zgjedh Kryetar njërin prej antarëve të tij,të cilët si rregull janë anëtarë me përvojënëçështje ekzekutive dhe kanë, të paktën, dy mandatepërfaqësimi si delegatëtë partisë.
7.Etika e Partisë Socialiste
Për shkak të mungesës së filtrit etik mbi përfaqësuesit e saj si dhe mungesës së kolegjialitetit dhe zgjedhjeve periodike nëçdo nivel, para dhe pas zgjedhjeve të vitit 2013, Partia Socialiste u etiketua nga opinioni publik dhe ai ndërkombëtar, si një parti e cila i hapi dyert përpersona të njohur me precedentë penalë dhe rekorde të provuara kriminale.
Ky standart, në zgjedhjen e deputetëve dhe kandidatëve për kryetarë bashkie nxiti Bashkimin Europian dhe SHBA,të kushtëzonte miratimin e një ligji për integritetin e figurave në administratën publike dhe në parlamentin e Shqipërisë.
Megjithatë, ky ligj do kishteqenë i panevojshëm,nëse Partia Socialiste do kishte respektuar normat etike të pastërisësë figurave,çka nuk ka ndodhur, madje e kundërta është kthyer në normë. Personave me precedentë penalë, iu dha statusi i kryetarëve të partisënë shumë zona të Shqipërisë dhe me vonë ata u katapultuan si kryetarë bashkish, këshilltarë dhe deputetënë Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.
Në Statutin e Partisë Socialiste duhet tëpërcaktohet qartë,se asnjënjeri me rekorde kriminale nuk lejohet të jetë antar i Partisë Socialiste dhe përfaqësues i saj nëçdo nivel të administratës publike dhe parlament.
Partia Socialiste duhet të krijojënjë Komitet Etike,tëpërbërë nga 9 antarëtë besueshëm me kartë antarësie të paktën 10 vjeçare, të cilët zgjidhen nga Kongresi çdo katër vjet dhe mbikëqyrin të gjitha devijimet nga normat etike të partisë si dhe formulojnë rekomandime apo propozime të cilat administrohen nga Kongresi i Partisë sa i takon normave statutore.
Komisioni i Etikës ka te drejte te vlerësoje edhe përshtatjen e politikave të partisë me programin elektoral dhe parimet themelore te percaktuara ne Statutin e Partise.
8.Lista e Antarësisë
Statuti i Partisë Socialisteështë i paplotë, sa i takon listës apo rregjistrit të antarësisë.Eshtë e paqartësesa ështënë kohë reale lista e antarësisësë Partisë Socialiste.
Ndërkohëqë partitë e tjera të majta apo socialisteeuropianee kanëtë shpallur dhe të hapur listën e tyre të antarësisë, kjo nuk ndodh në rastin e Partisë Socialiste.
Kështu p.sh, Partia Socialiste Franceze ka 60.000 mijë antarënë listën e saj.Partia Laburistenë Britaninë e Madhe, ka sot 388.407 antarë.Partia Demokratike Italiane e ka rregjistrin e antarësisë 385.320 antarë.Partia Socialdemokrate Gjermane SPD, ka në listën e saj të antarësisë 459.902 antarë.Partia Socialdemokrate Suedeze ka të rregjstruar 100.900 antarë.Partia Socialistë Portugeze ka 93.000 antarë.
Partia Socialiste pretendonse, deri nëqershor të këtij viti, do ketë 150 000 antarë,çka do ta bënte partinë mëtë madhe në Europëpër frymë popullsie me një proporcion rreth 6për qind të popullsisëtë deklaruar si antarëtënjë partie të vetme.
Rregjistri i anëtarësisësë Partisë Socialiste është bërë disa herë objekt debati dhe do të vazhdojëtë bëhet,nëse Partia Socialiste do ti mbetet parimitnjë antar një votë, aponëse do të mbajë referendume.
Në këto kushte, ky rregjistër duhet të jetë i hapur dhe i deklaruar, onlinenë faqen zyrtare të Partisë Socialiste.
Po ashtu, në rast zgjedhjesh brenda partisë, rregjistri i antarësisë duhet të mbyllet të paktën tre muaj përpara datës së zgjedhjeve.Në rastet kur kjo normë shkelet, kandidatëve për forume të ndryshme në Partinë Socialiste u lind e drejta të ankohen në KGS, e cila duhet të ketë fuqi dhe kompetenca përtë garantuar paanshmërinë e rregjistrittë antarësisë nga ndërhyrjet e mundshme.
Statuti duhet tëpërcaktojë dallimin mes zgjedhësit dhe përkrahësit të partisë.
Zgjedhësipranon tëdeklarohet publikisht si antar i partisë, ndërsa përkrahësi nuk është detyrimisht i deklaruar publikisht dhe nuk katë drejtëtë marrë pjesënë zgjedhje të brendshme tëpartisë,përvec rasteve të primareve të hapura.
Koncepti i zgjedhësit,pra antari me të drejtë voteqë pranon të deklarohet publikisht në rregjistrin online do të transformonte krejtësisht marrëdhënien politike të partive politike me publikun dhe qytetarët.
Ka ardhur koha që shqiptarët dhe vecanërisht socialistët, të binden dhe të besojnë se partitë janë pronë dhe instrument i antarësisë së tyre, në shërbim të interesit publik, mirëqenies dhe demokracisë.
Me besim se paragjykimet nuk janë gjykime,
Ben Blushi
Top Channel