Reforma në sistemin e drejtësisë ka një rëndësi të veçantë për përballimin e sfidave ekonomike, është shprehur zv. Presidenti i BB-së për Evropën dhe Azinë Qendrore, Cyril Muller gjatë takimit me kreun e Kuvendit Ilir Meta.
Z. Meta nga ana e tij, pasi vlerësoi kontributin e shkëlqyer të Komisionit të Venecias dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtarë si EURALIUS dhe OPDAT, shprehu vendosmërinë për përmbylljen e fazës përfundimtare të miratimit në Kuvend të ndryshimeve kushtetuese për avancimin e reformës së sistemit të drejtësisë, si kyçe edhe për rritjen e besueshmërisë së klimës së biznesit për investitorët e huaj.
Të pranishëm në takim ishin dhe Ellen Goldstein, drejtoresha Rajonale për vendet e EJL, dhe Tahseen Sayed, përfaqësuese e Zyrës së BB-së për Shqipërinë.
Top Channel