Maskota sfidon njeriun e gabuar!

02/03/2016 00:00

Ju mund të keni dëgjuar për maskotën e famshme Orbit të skuadrës së Houston Astros, e cila njihet për performancat e jashtëzakonshme para, gjatë dhe pas ndeshjeve.

Një video nga një ndeshje e luajtur kohë më parë, por që është bërë sërish virale në internet ashtu siç ndodh rëndom me videot interesante, tregon momentet kur Orbit sfidon një pjesëtar sigurimi.

Maskota i afrohet duke i kërcyer ndërsa luhet kënga “Slave to the rhythm” e Michael Jackson, por reagimi i njeriut që po kujdesej për sigurinë në fushë ka habitur të gjithë.

Ai i përgjigjet sfidës së maskotës me disa lëvizje të jashtëzakonshme, sa që detyron edhe Orbit t’ia japë dorën dhe ta pranojë humbjen.

Top Channel