113 punime të 13 piktorëve që bëjnë pjesë në fondin e artë të kulturës shqiptare janë përmbledhur në një album, ku përfshihen piktura të ekspozuara por edhe të pa ekspozuara asnjëherë më parë. Bëhet fjalë për piktorë që përfshijnë një hark kohor nga viti 1883 deri ne 1944.
Mes të cileve edhe Kole Idromeno, Abdurrahim Buza, Sadik Kaceli, Zef Kolombi, Vangjush Mio, Androniqi Zengo e të tjerë. Autori i albumit, Xhoan Guga veç punimeve që janë të ekspozuara në Galerinë Kombëtare dhe Galerinë e Shkodrës sjell për hërë të parë punë të panjohur të këtij brezi piktorësh, vepra me një vlerë të jashtëzakonshme që janë pjesë e koleksioneve private të familjarëve të autorëve, që kurrë nuk janë ekspozuar dhe nuk njihen nga publiku i gjerë.
Veprat “Buzë liqeni” dhe “Shtëpia në Pogradec” e Buzës, “Plaka që tjerr” e Andrea Kushit, “2 rrugët” e Kole Idromenos janë vetëm disa nga punet që për herë të parë dalin në dritë.
“Duke qënë se jemi mësuar me albume të huaja pa fund mbi pikturën, ishte një album që mungonte në bibliotekë. Këta janë mjeshtrit e parë të pikturës shqiptare, të cilët u shkolluan në akademitë më të mira europiane dhe sollën në Shqipëri gjithë këtë periudhë të re të pikturës dhe ishin po ata që formuan dhe shkollat e pikturës shqiptare”, thotë Xhoan Guga, autor i albumit.
Top Channel