Kamerat e trupit, ndëshkimit nuk i shpëton as ish-deputeti

02/03/2016 00:00

Ndëshkimit administrativ të policisë rrugore nuk i ka shpëtuar edhe një ish deputet. Nga pamjet e publikuara nga policia e shtetit nga kamerat në trupin e policisë, shihet një ish deputet, të cilit i është pezulluar dhe leja e drejtimit.

Kamerat e vendosura në trupin e policisë prej disa kohësh, kanë arritur të dokumentojnë shkelje të ndryshme administrative, duke siguruar edhe transparencë. Njerëz të ndryshëm, si avokat, persona të huaj, drejtorë, zyrtar e ish zyrtarë nuk i kanë shpëtuar masës administrative, pavarësisht postit që mbajnë.

Top Channel