Gjin Gjoni, gjyqtari që iu refuzua viza amerikane

02/03/2016 22:35

Kush janë gjyqtarët që qeveria amerikane u ka refuzuar hyrjen në Shtetet e Bashkuara? Top Channel ka mësuar dhe konfirmuar në mënyrë indirekte se bëhet fjalë për gjyqtarin Gjin Gjoni.

Gjoni ka aplikuar pak kohë më parë për vizën amerikane, por sipas informacioneve të sigurta, konfirmuar edhe nga persona prezentë në momentin e marrjes së përgjigjes, gjyqtarit i është refuzuar viza.

Ambasada amerikane nuk jep zakonisht shpjegim për refuzime të tilla, por ka gjithnjë përjashtime. Në këtë rast, motivi i refuzimit është publik nga vetë ambasadori i Shteteve të Bashkuara.

Top Channel