Drogë në shkollën e fshatit, arrestohen dy vëllezër

02/03/2016 19:30

Agjentë të antidrogës në policinë e Beratit kanë vënë këtë të mërkurë në pranga dy të rinj, për shpërndarje të lëndëve narkotike në ambjente shkollore.

Sipas një njoftimi për shtyp të drejtorisë lokale të policisë, në pranga kanë rënë vëllezërit Armando dhe Miklovan Merkaj, 20 dhe 24 vjeç dhe banues në fshatin Starovë.

Sipas njoftimit, arrestimi i dy të rinjve u bë pas informacioneve të mbledhura në rrugë operative, se vëllezërit shpërndanin kanabis në shkollën e fshatit Starovë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre uniformat blu gjetën dhe sekuestruan 7 doza kanabis, 65 gramë të së njëjtës lloj lënde narkotike, si dhe një aparat celular.

Materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së rrethit të Beratit për procedimin e mëtejshëm të vëllezërve Merkaj, vijon njoftimi.

Top Channel