Denoncimi në “Fiks Fare”, nis hetimi ndaj punonjësit të gjendjes civile

02/03/2016 00:00

Pas denoncimit në “Fiks Fare” policia e Lezhës ka nisur procedim penal dhe ka shpallur në kërkim punonjësin e gjendjes Civile të Kurbinit, Sami Xhetani.

Ai akuzohet për korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike, shpërdorim detyre dhe falsifikim i akteve të gjendjes civile.

Emisioni investigativ “Fiks Fare” denoncoi një rast se si mund të ndërrohen të dhënat e identitetit pa asnjë vendim gjykate, ashtu sikurse e kërkon ligji.  Xhetani e bënte këtë kundrejt një shume prej 40 mijë lekësh të reja.

Top Channel