Veliera me dy turistë anglezë në bord mbetet det, rojat bregdetare të Durrësit ndërhyjnë dhe i kthejnë në det
Kryeministri Edi Rama ka vizituar një nga serat në Krutje të Lushnjës, e cila është pjesë e projektit të qeverisë, Agro 100”, programi qeveritar për trefishimin e sipërfaqes me sera deri në fund të 2017.
“Në dy vjet e kemi dyfishuar sipërfaqen e serave dhe kjo ka sjellë një impakt të menjëhershëm në eksport. Viti 2015 ka pasur një bum të eksporteve dhe një zhvillim shumë pozitiv edhe për tregun e brendshëm. Por tani duam të çojmë më përpara procesin e mbështetjes direkte. Për 10 ha sera, ne do të japim 100 mijë dollarë në 5 vjet. Për 100 ha fermë, do të japim 1 milionë dollarë në 5 vjet, mbështetje direkte,”, tha Rama.
Përmes programit “Agro100”, qeveria do të ofrojë mbështetje direkte financiare për ata investitorë që do të ndërtojnë sera nga 10 deri në 100 hektarë. Gjatë këtyre dy viteve, qeveria ka mbështetur me incentiva të ndryshme rritjen e sipërfaqes me sera, e cila, krahasuar me vitin 2013, është dyfishuar. Kjo ka ndikuar drejtpërdrejt edhe në rritjen e eksporteve bujqësore në vitin 2015.
Më pas kryeministri ka inspektuar punimet për rehabilitimin e digës Murris- Thanë në Lushnje, ku Rama tha se fokusi do të jetë ripërtëritja e infrastrukturës së ujitjes dhe kullimit, si dhe pastrimi i kanaleve dytësore e tretësore, përmes një programi financimi nga më të mëdhenjtë që është bërë ndonjëherë.
Top Channel