Integrimi drejt BE, Shqipëria shënon një tjetër moment historik, të hënën çelet grupkapitulli i fundit i negociatave Gratë demokrate nuk ishin shumë në bulevardin përpara Kryeministrisë, por ia dolën të bllokojnë trafikun për gati një orë.
Albina Deda ishte deputetja e vënë në qendër të vëmendjes që prej së enjtes, – siç u tha, – për shkak të sulmit verbal të kryeministrit. Deputetja Deda nuk u kursye në fjalor, kur u prezantua.
“Në mënyrë që ta dish mirë që nuk ke të bësh me ato dashnoret kolektive që ke në bordellon tënde socialiste, po me një zonë ”, tha Albina Deda, deputete e PD-së.
Por, motër ka një tjetër grua folëse. Motra e këngëtares Gugu solli në protestën e demokrateve fjalorin e përdorur në Facebook.
“Unë jam Nertila Marku, një aktiviste e shoqërisë civile e pagëzuar nga Rilindja dhe mediat e Endri Fugës me emrin buça e SHQUP-it të Lezhës”, tha Nertila Marku.
Kryeministri Rama mohoi të ketë pasur për qëllim të fyente deputete gra në Parlament, kur ka folur për vezët dhe për mitrën, por askush nga protestueset nuk e beson. Njëra prej tyre, prej disa muajsh shtatzënë, i bëri një ftesë.
“Zoti Rama unë të ftoj të më shoqërosh në të gjitha konsultat e mia me mjekun tim, që të shohësh se çfarë mrekullie ndodh me organin që ti e quan koshi i plehrave”, tha ajo.
Gratë demokrate synojnë t’u japin zemër edhe grave të tjera të bashkohen me to, për të protestuar kundër qeverisë për çdo çështje që u cënon jetën e përditshme.
Në protestë nuk foli asnjë prej deputeteve demokrate, që nuk ishin përfshirë drejtpërdrejt në incidentet e së enjtes, por ajo që ra më shumë në sy ishte mungesa për t’u distancuar prej protestës e Jozefina Topallit dhe Majlinda Bregut.
Top Channel