Gjyshja, “avokate” e Nazimesë: Ka qenë fëmijë i dhunuar, Presidenti ta falë

01/03/2016 20:05

Ndryshe nga prindërit që i vijnë shumë rrallë për ta takuar, gjyshja e Nazime Vishës, Drita, nuk i ndahet vajzës së dënuar as në burg. Por vizita e radhës ka lidhje me kërkesën e ministrit të Drejtësisë, i cili i propozoi Presidentit ta falë 22-vjeçaren e shpallur fajtore për vrasjen e Fiqiri Muçës.

“I kam shkruar letra dhe tani shpresoj”, thotë gjyshja.

Mbrëmjen që kreu krimin Nazimja ishte në Krrabë, në shtëpinë e gjyshes, nga ku edhe i dërgoi mesazh Fiqiri Muçës, duke i kërkuar takim. Një mesazh që u konsiderua nga gjykata si një plan i menduar prej saj për të vrarë burrin që ajo e cilësoi si dhunues.

Ishte një fëmijë i dhunuar. Edhe ne nuk e donim dhe familja e tij nuk e donte këtë punë. Nuk më tha asgjë pasi e vrau”, shpjegon Drita Muça.

Nazime Visha, e arrestuar pak muaj pasi kishte mbushur 18 vjeç, u dënua 10 vjet me burg, por me sa duket ajo nuk është e vetmja e dënuar në këtë fatkeqësi. Në një situatë të vështirë mes familjeve Muça dhe Visha, motra e saj e martuar me vëllain e viktimës nuk komunikon më me familjen e prindërve.

“As nuk vjen te njerëzit e saj dhe as nuk kemi folur në telefon”, thotë gjyshja.

Top Channel