Alessandro Del Piero është një nga legjendat e Juventusit, por edhe i Kombëtares së Italisë. Për shumë vite numri 10 i Juventusit ka magjepsur me elegancën e tij në fushën e lojës.
Por, Alex përveçse ka qenë një futbollist i përkryer, ka treguar së fundmi se ai është perfekt edhe në kërcim. Ish-juventini, i cili prej sezonit të kaluar është tërhequr nga futbolli i luajtur, ka marrë pjesën në spektaklin “Ballando Con Le Stelle” të transmetuar në Rai1, duke treguar se nëse nuk do të ishte bërë futbollist, shumë mirë mund të ishte bërë kërcimtar.
Nën ritmet e një tangoje, të ndërthurura edhe me pamje nga gjysmëfinale e Kupës së Botës e vitit 2006, ku Alex shënonte ndaj Gjermanisë, ai ka treguar cilësitë e tij edhe në kërcim.
Top Channel