‘Po prisja telefonatë nga kolegu’, Shqiptari kapet me kufje të fshehta gjatë provimit të patentës në Belgjikë, përfundon në gjykatë
Një masiv shkëmbor ka goditur një furgon në aksin rrugor Moglicë-Gramsh, duke plagosur rëndë një shtetas turk.
Sipas informacioneve paraprake të policisë,S. D, 35 vjeç ka qënë pasagjer në furgonin me targë AA 343 GS me drejtues V. O. 35 vjeç nga Korça. Gjatë ecjes në rrugë është shkëputur një masiv shkëmbor që ka goditur mjetin. Për pasojë, ka mbetur i plagosur rëndë shtetasi turk.
Ai rezulton të jetë punonjës në kantierin e HEC-it të Moglicës, dhe pas ndihmës së parë të marrë në spitalin e Gramshit, është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Traumës në Tiranë. Policia po dokumenton ngjarjen e rëndë.
Top Channel