Bujqësia dhe legalizimet ishin dy nga porositë që kryeministri u la deputetëve në mbledhjen e grupit të Partisë Socialiste.
Një burim konfidencial i tha Top-Channel se kryesocialisti Rama ka kërkuar nga deputetët të nisin një tur nxitës dhe shpjegues në terren të nismës më të re për bujqësinë.
Do të jenë bashkitë ato të cilat do të hartojnë të gjithë dokumentacionin aplikues për grantet apo kreditë që kanë nevojë fermerët.
Po ashtu, Rama u ka kërkuar deputetëve socialistë që të fokusohen edhe tek faza e re, ku futen legalizimet, nga ku ALUIZN-i krahas çertifikatave të pronësisë do t’u japë qyetetarëve edhe hipotekimin.
Ndërsa kreu i grupit, Gramoz Ruçi citohet të ketë deklauar se, “pavarësisht situatës së krijuar nga opozita në Parlament, grupi socialist duhet të ketë një angazhim maksimal në miratimin e ligjeve, në funksion të avancimit me reformat dhe programin qeverisës”.
Top Channel