Protesta e dhjetorit, Gjykata Administrative pezullon gjobën ndaj PD

29/02/2016 16:50

Gjykata Administrative e Tiranës vendosi sot të pezullojë gjobën e vendosur nga kryebashkiaku Erion Veliaj ndaj Partisë Demokratike.

Sipas një njoftimi për shtyp, gjykata ka urdhëruar ndalimin e cdo veprimi të bashkisë deri në gjykimin final të çështjes.

Gjoba e vendosur nga Veliaj lidhej me protestën e dhjetorit të kaluar të partisë së opozitës, manifestuesit e të cilës dëmtuan në shenjë revolte bunkerin para Ministrisë së Brendshme.

Top Channel