LSI: Dialog politik për reformën në drejtësi

29/02/2016 16:50

Lëvizja Socialiste për Integrim këmbëngul në konsensusin për reformën në drejtësi dhe si rrugë të vetme për këtë sheh dialogun politik.

Kreu i Grupit Parlamentar të kësaj force politike renditi tre arsye se përse kjo reformë është më e domosdoshme se kurrë më parë.

“Së pari, partitë politike të gjitha kanë shprehur nevojën për reformën. Së dyti, kemi patur dhe kemi produktin në dorë nga një udhëheqës profesionist siç është Komisioni i Venecias dhe së treti, që është edhe kryesorja, kemi të gjithë detyrimin ndaj pjesës dërrmuese të qytetarëve që kërkojnë reformën”, deklaroi në një dalje për mediat, Petrit Vasili.

Lëvizja Socialiste për Integrim flet për një dialog politik mes aktorëve kryesorë në vend për të lexuar jashtë interesave politike rekomandimet e Venecias.

“Nuk kemi kohë për të humbur. Duhet të ulemi në tavolinë dhe të ndërtojmë dialogun politik që lexon në mënyrë të paanshme rekomandimet e Venecias në të mirë të një reforme solide në drejtëi që shkon përtej interesave politike dhe që ndërton drejtësinë që shqiptarët duan”, shtoi Vasili.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA