F1, Ecclestone: Gara e SHBA-së do të zhvillohet

29/02/2016 13:30

Bernie Ecclestone është i bindur se Çmimi i Madh i SHBA-së në Formulën 1 do të zhvillohet pavarësisht se qeveria amerikane i reduktoi fondet për këtë ngjarje sportive.

Gara e Ostinit u bë pjesë e kalendarit të Formulës 1 në vitin 2012 dhe deri tani për të janë akorduar fonde me një vlerë prej 25 milionë dollarësh. Vitin e kaluar u mor vendimi për reduktimin e këtij fondi me 20%, gjë që nuk u prit aspak mirë nga presidenit i cirkuitit, Bobby Epstein.
 
Ky problem me financat ka bërë që të rriten dyshimet për zhvillimin e kësaj gare në Botërorin e Formulës 1 të këtij viti, e parashikuar për muajin tetor. Megjithatë, Ecclestone është optimist në këtë pikë dhe këtë ai e shpreh në një intervistë për revistën prestigjioze “Forbes”.

“Mendoj se gara e Ostinit këtë vit do të zhvillohet. Epstein ka shumë besim se do të arrijë të gjejë fondet e mjaftueshme për zhvillimin e saj”, tha Ecclestone.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA