Skaf i braktisur në det, e zbulojnë anijet ushtarake 4 milje larg Sazanit

28/02/2016 10:40

Anija ushtarake e forcës detare, gjatë një patrullimi rutinë, zbuloi në orën 6 e 25 të mëngjesit një skaf të braktisur me gjatësi 8 metra. Skafi ishte me 250 kuaj fuqi dhe u gjet 4 milje në veri të ishullit të Sazanit.

Sipas procedurës ushtarake u kontrollua rreth e rrotull tij nëse kishte ndonjë të mbytur. Pasi është evidentuar se bëhej fjalë për një mjet të braktisur, është lajmëruar policia.

Me ndërhyrjen e forcave të rendit, mjeti ju dorëzua me procesverbal Policisë Kufitare, që e dërgoi në Triport.

Dyshimet e para të policisë bien mbi ndonjë tentativë të mundshme të pronarëve të skafit për të transportuar lëndë narkotike drejt Italisë.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel