Kejdi Mehmetaj zgjidhet zv/presidente e IUSY-së

28/02/2016 13:40

Pas 3 ditë punimesh, Kongresi i Internacionales së të Rinjve Eurosocialistë ka zgjedhur zv/presidente deputeten më të re të LSI-së dhe nënkryetaren e LRI-së, Kejdi Mehmetaj.

Në kongres kanë marrë pjesë mbi 55 shtete nga e gjithë bota dhe janë përfaqësuar 81 organizata me një numër prej rreth 230 delegatësh.

Në krye të Internacionales është zgjedhur një përfaqësues nga Malajzia, ndërsa Sekretare e Përgjithshme një pjesëmarrëse nga Suedia.

Ky kongres u organizua nën kujdesin e Forumit Rinor të Partisë Socialiste dhe atij të LSI-së.

Internacionalja e të Rinjve Socialiste është organizata ombrellë ku janë të anëtarësuara 134 forume rinore politike nga mbarë bota.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA