Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro dëshmon për rreth 4 orë në SPAK: Isha për…
Dhjetëra të rinj të Forumit Rinor të PD-së protestuan këtë të dielë para zyrës së deputetit të Vlorës, Edi Rama. Të rinjtë vlonjatë kanë denoncuar dhunën e policisë – sipas tyre, – në shkolla dhe universitete.
Ata akuzuan se po ushtrohet presion psikologjik nga qeveria dhe nga deputeti Koço Kokëdhima për anëtarësime të reja në Partinë Socialiste.
Kryetari i Forumit Rinor të PD-së së degës Vlorë, Agim Shehaj kërkoi që të ndalet dhuna në universitetin “Ismail Qemali” dhe shkollat e mesme, si dhe të lejohet që mësimi të zhvillohet normalisht, larg procesit të imponuar të anëtarësimit politik.
Protestuesit vendosën postera të Kokëdhimës dhe Ramës te hyrja e zyrës, duke deklaruar se kjo zyrë nuk ka pritur asnjë vlonjat në 3 vite.
Ndërkohë, Alma Binaj, përfaqësuese e zyrës së deputetit Rama, ka reaguar rreth kësaj proteste, duke thënë se kjo protestë është pa drejtim, duke sqaruar se zyra për qytetarët ka qenë e hapur çdo ditë dhe ka pritur 1.550 qytetarë, si dhe shumë kërkesa e ankesa. Më pas ajo u shpreh se, shumë projekte janë duke u realizuar në qytetin e Vlorës, duke nisur që nga “Lungomare”, e shumë të tjera që priten të mbarojnë së shpejti.
Top Channel