Integrimi drejt BE, Shqipëria shënon një tjetër moment historik, të hënën çelet grupkapitulli i fundit i negociatave I veshur sportiv, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama i është drejtuar qendrës së re administrative ku jeton, në Dajt.
Pasi ka hedhur votën, kryetari i PS-së, gjeti rastin t’ju kthejë përgjigjie edhe kundërshtarëve brenda partisë, kur tha se kjo forcë politike ka kryer deri më tani rreth 5 mijë procese votimi, që e bën atë, sipas tij, partinë më demokratike në vend.
“Janë procese votimi që bëjnë qartësisht diferencën mes Partisë Socialiste dhe të tjerëve në një moment transformimi të PS-së, e cila po hapet, po rritet jo vetëm numerikisht”, tha Rama.
Për kryetarin e Partise Socialiste të Tiranës, sot është dita e anëtarëve, duke iu shmangur në këtë mënyrë përgjigjies për debatin brenda PS për votimin për kryetar.
“Sot anëtarësia e ndjen vërtetë pushtetin që ka për të votuar forumet drejtuese. Në Partinë Socialiste ka garë. PS i ka të gjitha forumet për të diskutuar gjithçka, kështu që çdo anëtar i PS ka mundësinë për të adresuar në mënyrën e duhur çdo shqetësim”, deklaroi kreu i PS-së së Tiranës, Saimir Tahiri.
Nga Shkodra, një nga deputetet firmëtare të interpretimit të statutit për garën për kryetar, Mimoza Hafizi, deklaroi se socialistët do t’i gjejnë rrugët e arsyes.
“Po krijohet një rebus që po zgjedhim delegatët dhe jo kryetarin. Është një rebus i çuditshëm në Partinë Socialiste, por besoj që përmes arsyes, përgjigjia që do të japin socialistët do të jetë pozitive që në Partinë Socialiste zgjedhjet i përkasin të gjitha forumeve, që nga delegatët e deri për kryetarin e partisë”, u shpreh Mimoza Hafizi.
Me votimin e delegatëve për qarqet e jugut në javën në vijim, merr fund procesi i zgjedhjes së delegateve të Kongresit të PS, që do të mblidhet më 19 mars.
Top Channel