Integrimi drejt BE, Shqipëria shënon një tjetër moment historik, të hënën çelet grupkapitulli i fundit i negociatave
Partia Socialiste zhvillon zgjedhjet për delegatët e Kongresit të 19 marsit edhe në rrethin e Shkodrës. Janë 3211 anëtarë që do të zgjedhin 32 delegatë për në Kongres.
Ndërkohë deputetia e PS në Shkodër Mimoza Hafizi, e cila njihet për mbështetjen e hapur ndaj deputetit Ben Blushi, duke vlerësuar si mjaft pozitve procesin e votimit është shprehur se është një rebus i çuditshëm që bëjmë zgjedhje për delegatë dhe nuk do bëjmë zgjedhje për kryetarë të partisë.
“Zgjedhja e kryetarit është një çështje tjetër. Po krijohet një rebus që po zgjedhim delegatët dhe nuk do zgjedhim kryetarin. Ky është një rebus i çuditshëm që po krijohet në Partinë Socialiste, por besoj që përmes arsyes përgjigjia që do të japin socialistët do të jetë pozitive që të zgjedhim të gjitha forumet, duke nisur nga delegatët e kongresit deri tek kryetari i Partisë Socialiste”, deklaroi deputetja Mimoza Hafizi.
Procesi i votimit për delegatët, sipas drejtuesve të PS-së së Shkodrës, është duke ecur normalisht dhe me një pjesëmarrje të lartë në votime.
Top Channel