Mallra kontrabandë me firma të njohura, ndalohet 25-vjeçari

27/02/2016 09:40

Një 25-vjeçar është ndaluar nga policia për kontrabandë me mallra “markë”. Operacioni është zhvilluar nga antikontrabanda e drejtorisë së doganave, në bashkëpunim me policinë e Durrësit dhe Tiranës.

Ilir Hima, 25 vjeç nga Tirana, i është shmangur një detyrimi doganor prej 856.595 lekë, duke mos deklaruar të plotë sasinë e mallit dhe të pashoqëruar me dokumentacon. Bëhet fjalë për marka të firmave të njohura ndërkombëtare, të falsifikuara.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2046 rripa, 3292 çanta, 1785 portofola, 123 copë kapele, dhe 35 ora dorë të “markave të mbrojtura”, si Luis Vuiton, Prada, Lacoste, Boss etj. Ndaj 25-vjeçarit rëndon akuza e kontrabandës me mallra të tjerë dhe shkelje të të drejtave të pronësisë industriale.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel