Goditja që i rrezikoi jetën, panik në ndeshjen Vllaznia-Laçi (video)

27/02/2016 00:00

Futbollisti i Vllaznisë, Erdenis Gurishta ka kaluar momente të vështira pasditen e së shtunës. Një ndërhyrje me taka, që pak lidhje ka me futbollin, ka lënë për pak minuta pa ndjenja futbollistin shkodran në fundin e takimit Vllaznia-Laçi.

Pak çaste para vërshëllimës finale të takimit, Gurishta bëri një përpjekje për të larguar topin më kokë dhe në të njejtënkohë futbollisti i Laçit, Valdani Nimani zgjati këmbën, por fundi i zgjatjes përkoi me kokën e shkodranit. Futbollisti i Vllaznisë qëndroi i shtrirë pa ndjenja në fushë.

Ishte vetë shkaktari i ndërhyrjes, Nimani që sinjalizoi se ndërhyrja ishte shumë e rëndë dhe kërkoi futjen e ndihmës së shpejtë. Mjekët kanë ndërhyre me shpejtësi dhe në pak minuta Gurishta u transportua në spitalin rajonal të Shkodrës, ku për disa orë gjendja ka qenë e pastabilizuar. Madje nga Tirana është nisur një helikopter, nëse do të kishte komplikacione të mëtejshme.

Rreth orës 18.30 gjendja është përmirësuar dhe sipas mjekut të skuadrës së Vllaznisë Ilirjan Haxhaja, Gurishta është jashtë rrezikut për jetën, por do të vazhdojë të qëndrojë nën vëzhgimin e mjekëve. 

FOTO GALERI
1/1
Erdenis Gurishta

Top Channel