Integrimi drejt BE, Shqipëria shënon një tjetër moment historik, të hënën çelet grupkapitulli i fundit i negociatave I ftuar të shpaloste pikëpamjet e djathta të opozitës për ekonominë, Lulzim Basha tha me ironi se përballë ka një kundërshtar të fortë në këtë pikë, qeverinë e majtë.
“Këta janë shtyrë jo një, jo dy hapa, por dy kilometra djathtas nesh. Koncesionet në shëndetësi këta na i sollën. Të majtët shqiptarë”, tha Basha.
Për zotin Basha modeli i ndërtuar nga aleanca mes Ramës dhe Metës nuk ka asnjë lidhje me ideologjinë e majtë.
“Është prej ditës së parë e deri më sot një regjim kleptokrat”, nënvizon ai.
Ndasitë ekonomike mes opozitës dhe maxhorancës janë të mëdha, veçanërisht në paketën fiskale, ku demokratet duan taksën e sheshtë 9 përqind. Por ndonëse do preferonte që debati politik të zhvillohej mbi këto ndasi, zoti Basha tha se nuk mund ta bëjë këtë kur ka përballë një maxhorancë në aleancë me krimin.
“Dy vjet e gjysmë jemi përballur me këtë betejë, menduam që e kaluam këtë duke miratuar ligjin për dekriminalizimin dhe javën e kaluar kryeministri na provokoi një krizë parlamentare sepse refuzon të fusë në zbatim këtë ligj, refuzon që përmes amendimit në këtë ligj t’i ndalë rrugën një banditi”, u shpreh Basha.
Demokratët kanë krijuar një marëdhënie të kushtëzuar me Parlamentin, që përkon me kohën e rekomandimeve finale të Venecias për reformën në drejtësi. Lulzim Basha nuk tha se cfarë qëndrimi do të mbajë opozita, por një parlajmërim e dha.
“Sfida është e madhe, por ajo fillon me ndryshimin politik. Është utopi të mendosh ndryshe, nuk do ta ndryshojnë gjyqtarët pas vetingut politikën. Kupola e krimit dhe e korrupsionit të politikës është çimentuar dhe nuk ka forcë t’i bëjë ballë, përveç qytetarëve”, deklaroi Lulzim Basha.
Top Channel