Opozita kërkon përjashtimin e Edi Ramës

26/02/2016 13:30

Kërkesës së Grupit Parlamentar socialist për përjashtimin e tre deputëtëve të opozitës që goditën me vezë në drejtim të Kryeministrit, Partia Demokratike i është përgjigjur sipas parimit të Talionit duke kërkuar përjashtimin për 10 ditë, jo vetëm të Edi Ramës, por edhe të deputetit Erjon Braçe.

Sipas demokratëve, Kryeministri ka shkelur nenin 62 të rregullores së Kuvendit.

“Nën një sjellje të paprecedentë në sallën e seancës plenare, ka përdorur gjuhë ofenduese dhe jopralamentare, që cenojnë rëndë personalitetin e deputetes Albina Deda dhe prekin personalitetin e çdo zonje deputete”, thotë PD.

Kërkesa e demokratëve u njoftua publikisht edhe nga kreu i tyre, Lulzim Basha.

“Sot depozitohet kërkesa për përjashtimin e deputetit gojëfëlliqur Edi Rama, deklaratat e të cilit provokuan reagimin e deputetëve të Partisë Demokratike”, tha Basha.

Për të njëjtën shkelje akuzohet nga opozita edhe deputeti Erjon Braçe, që Partia Demokratike thotë se ka ofenduar deputeten Arbjola Halimi.

Ndërkohë, lidhur me kërkesën e opozitës, ka reaguar përmes rrjeteve sociale edhe kryeministri Edi Rama.

“Vezokratët ndjehen të fyer?! Ndjesë po s’ka qenë ky qëllimi! Thjesht jam munduar t’i marr me të mirë me pak humor, sepse i pashë të rënduar”, shkruan Kryeministri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA