Kapshticë, sekuestrohen 500 kg kanabis; një i arrestuar

26/02/2016 08:10

Policia Kufitare e Kapshticës ka sekuestruar rreth 500 kg kanabis sativa që u gjet e fshehur në një kamion që kishte si destinacion Turqinë.

Në pranga është vënë drejtuesi i kamionit, Eldi Zahiri, një 38-vjeçar nga Durrësi.

Lënda narkotike u gjet e ndarë në 474 pako të mbështjella me letër natriban ngjyrë kafe.

Kanabisi ishte fshehur në pjesën e tavanit të mjetit dhe në rimorkio.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel