‘Po prisja telefonatë nga kolegu’, Shqiptari kapet me kufje të fshehta gjatë provimit të patentës në Belgjikë, përfundon në gjykatë
Sasi të konsiderueshme mallrash kontrabandë janë bllokuar gjatë dy ditëve të fundit në Doganën e Kakavijës nga strukturat e Antikontrabandës.
Bëhet e ditur se vetëm gjatë dy ditëve të fundit janë bllokuar 740 litra vaj ulliri dhe 1800 palë syze optike, të cilat do të futeshin ilegalisht.
Vaji i ullirit është gjetur i ambalazhuara në kuti metalike gjatë kontrollit të ushtruar në autobusin e linjës Athinë-Tiranë, me targë IMP 6431. Ndaj subjektit u vendosën penalitetet përkatëse, bazuar në Kodin Doganor, ku vlera e detyrimeve dhe penaliteteve arrin në mbi 800.000 lekë.
Ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në një tjetër autobus të linjës Athinë-Tiranë, me targë ZAE 8759, u gjetën dhe më pas bllokuan 1800 palë syze optike të padeklaruara. Vlera e detyrimeve dhe penaliteteve shkon në mbi 250.000 lekë.
Top Channel