“Ti raporton”, aksident në kryqëzimin e “Vasil Shantos”

25/02/2016 15:35

Një aksident është raportuar para pak minutash në kryeqytet, ku të dhënat e para fatmirësisht flasin pa dëmtime në njerëz.

Një video është dërguar në rubrikën “Ti Raporton”, në numrin e telefonit 0693131311, ku duken edhe pamjet e aksidentit. Ngjarja ka ndodhur tek zona e njohur si Kryqëzimi i “Vasil Shantos”, ku një mjet tip Benz është përplasur me një “Ford” me targa italiane. Përveç dëmeve materiale nuk ka pasur lëndime në njerëz.

Top Channel