16 vitet e fundit, piktura i ka shërbyer si armë për të mposhtur verbërinë. Llambi Blido ka mbi supe 80 vite jetë, 50 prej te cilave merret me vizatimin, por që prej vitit 2001 nuk ka kontakt vizual me telajon.

Ilustruesit të njohur të revistave “Fatosi”, “Yllka” dhe “Pionieri”, sëmundja i ka marrë shikimin, por i ka dhënë një dimension tjetër stilit të tij. Kjo vërehet tek punimet e ekspozuara në Galerinë Kombëtare të Arteve.

Një ekspozitë me 100 punime të ndara në tre cikle, ai i muzikës xhaz, ai i pikturave mbi vizatime të mëparshme dhe kolazhi me 24 punime me letra me ngjyra, një teknikë e nisur në fillim të viteve ‘70 e që Blido iu rikthye në gjysmën e dytë të viteve ‘90, ose vizatimi me gërshërë i frymëzuar nga matis.

Disa janë punime të hershme të tjerat pjesë e koleksionit të pas viteve ‘90, ku pas sëmundjes familja ka luajtur rol në komunikimin me dritën, ngjyrën dhe telajon për të vizatuar.

“Është si një mur, sikur të të fusin në një kapsula dhe ti duhet ta tejkalosh, ta kapërcesh në mënyrë që ta realizosh atë që ti përfytyron. Sigurisht më ndihmon përvoja e gjatë. Nevoja të bën të aftë që ti të gjesh edhe në këto kushte disa mënyra të tërthorta që të arrish të shprehesh”, u shpreh piktori Llambi Blido.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA