Qëlluan me armë pa leje, arrestohen 4 persona
25/02/2016 21:10
Katër persona janë vënë në pranga nga policia gjatë ditës së enjte, pasi lëviznin me armë pa leje dhe kanë qëlluar në ajër.
Policia ka bërë të ditur se ka arrestuar në flagrancë shtetasit Edmond Syziu, Xhovan Prenga, Alvi Deda, Arselajdo Ndreca, të cilët ditën e enjte po qëllonin me armë zjarri në aksin e vjetër Rrëshen – Shpal.
Policia ka sekuestruar dy armë zjarri automatik me 2 krehëra fishekë, gjithashtu është sekuestruar edhe makina me të cilën lëviznin personat e ndaluar, një furgon ngjyrë e bardhë me targa AA 690 FU.
Grupi hetimor vazhdon hetimet dhe veprimet proceduriale për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Top Channel