Vlorë, arrestohen 3 persona për armëmbajtje pa leje

24/02/2016 09:10

Policia e Vlorës ka arrestuar 3 persona të cilëve iu gjetën 3 armë zjarri dhe 36 fishekë.

Në kuadër të operacionit të koduar “TRESHJA ECCOBET”, blutë e Vlorës arrestuan shtetasit Vasil Papa, 32 vjeç, Ergyst Murati, 27 vjeç dhe Klajdi Begaj, 26 vjeç. Gjatë një kontrolli të ushtruar në një lokal bastesh sportive në lagjen Pavarësia,  kanë konstatuar se shtetasit e arrestuar kishin me vete secili nga një pistoletë dhe fishekë.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 pistoleta TT model 54, 1 pistoletë Beretta, 21 fishekë të kalibrit 6.72 mm dhe 15 fishekë të kalibrit 9 mm.

Top Channel