Maqedonia duket se i shpëtoi një krize të re që do e çonte vendin në një rrugë edhe më pa krye. Pak para mesnate, kur ishte edhe afati i fundit, me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve, palët arritën marrëveshjen dhe votuan që Parlamenti aktual të mos shpërndahet.

Po ashtu, pas pak çastesh pritet që të votohet edhe data e re e zgjedhjeve, qe pritet të jetë 5 qershori, dhe jo 24 prilli siç ishte vendosur, pasi është arritur në përfundimin se vendi nuk është gati që të mbajë zgjedhjet në këtë datë.

Gazetari i Top Channel në Shkup, Rijad Murati, në një lidhje direkte në edicion e orës 01:00 njoftoi se Parlamenti do të shpërndahet më 7 prill dhe Maqedonia do të shkojë në zgjedhje të parakohshme më 5 qershor.

Sipas tij, këto vendime u morën pas një ditë të gjate negociatash maratonë, pesë minuta para mesnate.

Megjithatë, ky vendim nuk u miratua më mbështetjen e LSDMS-së opozitare që kanë abstenuar nga votimi për shpërndarjen e Kuvendit dhe për datën e re të zgjedhjeve. Në këtë të dytën abstenuan edhe deputetët e PDSH-së.

Pak para mesnate edhe dy ministra e LSDM-së në qeverinë teknike të cilët dhanë dorëheqjen, bënë prapakthim, duke bërë që ata të vazhdojnë të kenë të njëjtat funksione.

Për të ndihmuar procesin për daljen nga kriza politike, në Shkup po qëndrojnë 3 europarlamentarët, Richard Hoëitt, Ivo Vajgel dhe Eduard Kukan, të cilët kanë zhvilluar takimet me krerët e 4 partive kryesore VMRO-DPMNE, LSDM, BDI dhe PDSH.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA