Bushati takohet me administratoren e PNUD, Helen Clark

24/02/2016 10:00

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati është takuar me administratoren e PNUD-it, Helen Clark, në kuadër të takimit të nivelit të lartë që zhvillohet për 50-vjetorin e programit.

Shqipëria është pjesë e programit pilot “Goal 16” e kësaj agjencie, dhe palët e konsideruar si mjaft të rëndësishëm këtë projekt për një zhvillim të qëndrueshëm e dinamik të Shqipërisë, si dhe procesit të integrimit.

Clark e Bushati gjithashtu shprehën vullnetin për të vijuar bashkëpunimin në kuadër të konceptit dhe praktikës “Një OKB”, që përfshin fushat e mirëqeverisjes, zbatimit të shtetit ligjor, etj.

Znj. Clark vlerësoi arritjet e Shqipërisë dhe shprehu gatishmërinë e PNUD-it për të ndihmuar vendin tonë në drejtim të një zhvillimi të qëndrueshëm dhe dinamik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA