Le ta thërrasim thjesht Gashi…
23/02/2016 11:30
Shkëlzen Gashi ka kryer seancën e parë stërvitore me skuadrën e tij të re, Colorado Rapids në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe që në fillim ka sfiduar shokët e tij të skuadrës.
Sfida e parë për ta ka qenë shqiptimi i emrit të lojtarit të kombëtares kuqezi.
Klubi amerikan ka shpërndarë nëpër rrjetet sociale një video me përpjekjet e lojtarëve të tjerë për të shqiptuar saktë emrin SHKËLZEN. Të gjitha këto përpjekje rezultojnë të gabuara në fund dhe askush nuk është në gjendje që të shqiptojë siç duhet emrin e lojtarit shqiptarë.
Në fund, futbollistët e Colorados bëjnë një pakt dhe vendosin ta thërrasin thjesht GASHI.
Top Channel