
Princi Ali al-Hussein kërkon shtyrjen e zgjedhjeve presidenciale të FIFA-s, të parashikuara të zhvillohen ditën e premte.
Një prej kandidatëve për postin më të lartë të qeverisë së futbollit botëror e ka bërë këtë kërkesë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv duke parë se FIFA e refuzoi pretendimin e tij për një procedurë të përshpejtuar dhe transparencë në votimin për president të FIFA në Konferencën e Jashtëzakonshme të Zyrihut.
Mësohet se Princi Ali al-Hussein e bëri apelin e tij në CAS ditën e hënë. Kërkesa e tij për transparencë në zgjedhjet e së premtes erdhi pas skandalit të korrupsionit që ka mbërthyer Federatën Ndërkombëtare të Futbollit prej muajsh.
Princi jordanez garon për presidencën e këtij institucioni së bashku me Gianni Infantinon, sheikun al-Khalifa, Zherom Shampanj dhe Tokio Seksuejl.
Top Channel