Barça mposht Arsenalin në Londër; barazim 2-2 mes Juves dhe Bajernit

23/02/2016 22:45

Barcelona dhe Bajerni i Mynihut kanë hedhur hapin e parë drejt kualifikimit për në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve.

Kampionët në fuqi të Evropës mundën në “Emirates Stadium” Arsenalin me rezultatin 0-2, falë dy golave të Leo Messit (71’ dhe 83’), njëri prej të cilëve me 11-metërsh.

Ndërkohë, Juventusi mban gjallë shpresën duke arritur të marrë një barazim në fushën e tij ndaj Bajernit të Mynihut. Ishin bavarezët ata që morën avantazhin e dyfishtë me golat e Muller dhe Robben (43’ dhe 55’), por bardhezinjtë reaguan duke barazpeshuar gjithçka me Dybala dhe Sturaro (63’ dhe 76’).

Top Channel