Banda e Manchesterit; arrestohen 20 shqiptarë, shpërndanin kokainë

23/02/2016 01:15

20 shqiptarë, pjesëtarë të një grupi kriminal ndërkombëtar, janë arrestuar dhe dënuar nga drejtësia britanike në qytetin e Manchesterit, qytetin e dytë më të madh pas Londrës, pas një operacioni të madh sekret policor të koduar “Cortez”.

Grupi shpërndante drogë të klasit të parë, kokainë, nëpër klubet e natës së këtij qyteti. Kriminelët shqiptarë që kishin fituar 250 mijë stërlina duke shitur kokainë, kishin rekrutuar shqiptarë të ardhur në Manchester me dokumente fallco greke dhe italiane.
 
“Grupi shqiptar kishte ngritur edhe një linjë telefonike për shpërndarjen e drogës që funksiononte 24 orë në 7 ditë, e cila ka habitur detektivët për shpejtësinë dhe profesionalizmin e funksionimit të saj”, shkruan gazeta “Manchester Evening News”.

Gjatë operacionit që kulmoi në shkurt të 2015-s janë bastisur nga policia 17 adresa dhe janë kapur 130 mijë stërlina në para’ të thata, dy armë zjarri, karikatorë, municion dhe silenciator.
 
Sipas detektivit Alex Mulhal, cilësia e kokainës kishte një pastërti prej 60-80 për qind .

Sipas detektivit britanik “komuniteti shqiptar janë njerëz fantastik dhe tejet punëtorë dhe kjo bandë nuk reflekton këtë komunitet, por ka një element kriminal në çdo shoqëri. Në këtë rast kishim të bënim me një bandë shqiptare që zbarkoi në qendër të Manchesterit”, tha ai për gazetën “Mancester Evening News”.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA